Legalizimi i kanabisit/ Zelanda e Re “e lë pas dore”

Bota

Legalizimi i kanabisit/ Zelanda e Re “e lë pas dore”

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 15:04
Foto ilustrim

Besohet se është vendi i parë në botë që do ta cojë legalizimin e kanabisit rekreativ në votim publik kombëtar.

Por mes pandemisë së koronavirusit, zgjedhjeve që duken të destinuara të fokusohen tërësisht tek kjo sëmundje dhe votimit mbi eutanazinë, referendumi i marihuanës në Zelandën e Re nuk e ka rrëmbyer dhe aq shumë vëmendjen e publikut, sic do të ndodhte mbase në një vit të zakonshëm. Zelanda e Re duhet t`I bashkojë Kanadasë dhe Uruguajit në listën e vendeve që zgjedhin të legalizojnë shitjen dhe përdorimin e kanabisit për të rriturit nëse kjo do të aprovohej nga më shumë se gjysma e votuesve.

Megjithate, zhvillimet e 2020-tës e “gërryen” mbështetjen për një nisëm të tillë, e cila po përkrahej mjaft vitet e fundit. Disa politikanë tani i janë larguar fare kësaj çështjeje nga frika se mos përfundojnë në anën e gabuar të një teme që ka shkaktuar jo pak përcarje. Sipas legjislacioni të propozuar, njerëzve do t`u lejohet të blejnë 14 gramë kanabis në ditë e të rrisin vetë deri në dy bimë. Projekt-ligji përfshin kufizime të reklamimit dhe një kufi mbi pjesën e tregut që mund ta dominojë një kompani e vetme. Kryeministrja Jacinda Arden, e cila së fundi pranoi se në të kaluarën e ka provuar dhe vetë marijuanën, e theksoi edhe një herë se kjo është një çështje për të cilën do të vendosë “ vetë publiku”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat