Mbi 36 milionë raste me COVID-19 në botë

Bota

Mbi 36 milionë raste me COVID-19 në botë

Më: 7 tetor 2020 Në ora: 10:44
Foto ilustrim

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 36 milionë, sipas faqes së internetit “Worldometer”.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar gjithsej 36 052 573 raste me COVID-19.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me 7 723 721 raste deri më tani, raporton ATSh.

Pas SHBA-së, 10 vendet e para me më shumë raste janë India (6 757 131), Brazili (4 970 953), Rusia (1 237 504), Kolumbia (869 808), Spanja (865 631), Peruja (832 929), Argjentina (824 468), Meksika (794 608) dhe Afrika e Jugut (683 242).

Në Turqi, numri i të diagnostikuarve me COVID-19 ka arritur në 327 557.

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, COVID-19 u përhap në mbarë botën.

Deri më tani jetën e kanë humbur 1 054 710 persona. Ndërkohë, 27 155 683 milionë njerëz janë shëruar nga virusi ndërsa ende vazhdojnë trajtimin 7 842 180 raste aktive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat