Izraeli po ndërton më shumë se dy mijë njësi të reja banimi në Bregun Perëndimor

Bota

Izraeli po ndërton më shumë se dy mijë njësi të reja banimi në Bregun Perëndimor

Më: 14 tetor 2020 Në ora: 18:50
Foto ilustrim

Autoritetet izraelite kanë miratuar ndërtimin e më shumë se 2,000 njësive të reja të strehimit për emigrantët hebrenj në vendbanimet e paligjshme në Bregun Perëndimor.

Duke cituar disa burime, televizioni izraelit “Kanal 7” raporton se ndërtimi i 2,166 njësive të reja të strehimit për emigrantët hebrenj u miratua nga Instituti për Planifikimin e Çështjeve Civile, i cili operon nën kujdesin e Ministrisë Izraelite të Mbrojtjes, më saktësisht nën kujdesin e Zyrës për Koordinimin e Aktiviteteve të Qeverisë në Palestinë.

I njëjti burim raporton se Byroja Izraelite e Planifikimit do të takohet nesër dhe do të diskutojë mbi projektet e reja të ndërtimit në Bregun Perëndimor të okupuar, raporton Anadolu Agency.

Pas okupimit të vitit 1967, Izraeli ndërtoi 253 vendbanime të paligjshme në Bregun Perëndimor palestinez dhe 13 në Jeruzalemin Lindor, ku aktualisht jetojnë më shumë se 650 mijë emigrantë hebrenj.

Sipas ligjit ndërkombëtar, vendbanimet hebraike të sapondërtuara kanë statusin e vendbanimeve ilegale, gjë që konfirmohet edhe nga rezolutat e Kombeve të Bashkuara.

Autoritetet palestineze kanë paralajmëruar më parë se Izraeli po vazhdon dhe ndoshta po intensifikon ndërtimin e paligjshëm të vendbanimeve në tokën Palestineze edhe pasi nënshkroi marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreinin në mes të muajit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat