Uellsi do të hyjë në bllokim mbarëkombëtar për dy javë, për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19

Bota

Uellsi do të hyjë në bllokim mbarëkombëtar për dy javë, për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 15:33
Foto ilustrim

Uellsi do të implementojë një bllokim mbarëkombëtar nga e premtja më 23 tetor deri të hënën më 9 nëntor, si masë preventive ndaj coronavirusit.

Sipas BBC, banorët e vendi janë të obliguar të qëndrojnë në shtëpi, derisa do të mbyllen restorantet dhe dyqanet joesenciale.

Bazuar në këtë vendim, njerëzit nuk do të lejohen të takohen me persona jashtë familjes.

Bizneset e kohës së lirë për argëtim, qendrat e komunitetit, bibiliotekat dhe qendrat e riciklimit do të mbyllen.

Lideri i Uellsit, Mark Drakeford, tha se ky bllokim do të jetë i shkurtë dhe i mprehtë, për ta ngadalësuar përhapjen e virusit, duke shtuar se sëmundja po shtrihej me shpejtësi në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat