Kokaina në vlerë 500 milionë dollarësh gjenden në kontejnerë qymyri në Paraguai

Bota

Kokaina në vlerë 500 milionë dollarësh gjenden në kontejnerë qymyri në Paraguai

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 18:04
Foto ilustrim

Policia paraguaiane kapi një rekord 2.3 tonë kokainë të fshehur në një ngarkesë me qymyr të destinuar për në Izrael.

Sasia e kokainës së gjetur ka një vlerë prej 500 milionë dollarësh dhe është konfiskimi më i madh në deri më tani në këtë vend.

Kokaina u gjet në një kontejner në portin privat të Terportit, në qytetin Villette, jo shumë larg kryeqytetit, Asuncion.

Dy persona janë arrestuar dhe njëri prej tyre është një ish-drejtor i televizionit shtetëror, shkruan BBC.

Kokaina ishte e paketuar në pako dhe u gjet në një nga gjithsej gjashtë kontejnerë, pesë prej të cilave ende nuk janë kontrolluar.

Qymyri është çelësi për eksportet, prandaj është i popullarizuar përpjekja për të kontrabanduar kokainë përtej kufijve ndërkombëtarë. Më parë, një sasi rekord e kokainës së kapur ishte 2.2 tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat