Kryeministri armen i nxit qytetarët: Paraqituni në front, asnjë zgjidhje diplomatike e mundur

Bota

Kryeministri armen i nxit qytetarët: Paraqituni në front, asnjë zgjidhje diplomatike e mundur

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 22:33
Nikol Pashinyan

Kryeministri armen, Nikol Pashinyan vlerësoi sot se asnjë “zgjidhje diplomatike” nuk është e mundur në konfliktin me Azerbajxhanin për Nagorni-Karabakun.

Ai u bëri thirrje bashkëqytetarëve të tij që të shkojnë vullnetarisht në front.

“Ne duhet të pranojmë që çështja e Karabakut, në këtë moment dhe për një kohë të gjatë, nuk mund të ketë një zgjidhje diplomatike”, tha Pashinian përmes një video në Facebook.

Ai u bëri thirrje njerëzve të shkojnë dhe të luftojnë për “fitore ose humbje”.

Sipas Kryeministrit, situata në front është “mjaft serioze”. “Ka një fitore ose një humbje, asgjë tjetër. Për të fituar, të gjithë duhet të formojmë njësi vullnetare,” tha ai, duke shtuar se Azerbajxhani po përdor “burimet e fundit” në luftë.

Ministrat e jashtëm të Armenisë dhe Azerbajxhanit po vizitojnë Rusinë, ku do të kenë konsulta të ndara diplomatike me Moskën mbi konfliktin e Nagorni-Karabakut, pas dështimit të dy armëpushimeve radhazi.

Më parë, takime të ndara midis ministrave të jashtëm të Armenisë dhe Azerbajxhanit dhe homologut të tyre amerikan, Mike Pompeo u njoftuan të premten në Uashington.

Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Franca janë ndërmjetës për konfliktin e Karabakut brenda Grupit të Minskut të sponsorizuar nga OSBE-ja.

Sipas raporteve të pjesshme, më shumë se 800 njerëz u vranë në përleshjet e reja, duke përfshirë rreth 100 civilë. Sidoqoftë, të dy palët pretendojnë se kanë vrarë mijëra armiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat