Kinezët tregojnë teknologjinë e re: Një tufë dronësh thyejnë mbrojtjen e armikut

Bota

Kinezët tregojnë teknologjinë e re: Një tufë dronësh thyejnë mbrojtjen e armikut

Nga: D.G. Më: 23 tetor 2020 Në ora: 10:33
Droni (Ilustrim)

Pekin - Kina kohët e fundit tregoi një sistem të ri, një tufë dronësh që mbanjnë koka shpërthyese të afta për të shkatërruar tanket dhe automjetet e tjera të blinduara.

Kompania shtetërore kineze CETC publikoi një video që zgjat 58 sekonda dhe tregon nisjen provuese të një breshërie prej 48 dronësh sulmues, raporton Defense Post.

Tregohen dronët e nisur nga një automjet i lehtë ushtarak, të cilët shpejt zhvillojnë krahë në ajër pas lëshimit dhe më pas drejtohen drejt një objektivi specifik. Tregohet gjithashtu lëshimi i dronëve nga një helikopter.

Testimi është kryer muajin e kaluar dhe dronët dyshohet se mbajnë koka luftarake me eksplozivë, të aftë për të shkatërruar tanket dhe automjetet e tjera të blinduara, ndërsa qëllimi i tyre është të "vërshojnë" mbrojtjen e armikut në numër.

Faqja kineze Douwei News shprehet se qëllimi i testit ishte të tregonte të gjithë gamën e aftësive të këtij sistemi, duke përfshirë vendosjen dhe nisjen e shpejtë, duke qëndruar pezull në formscion, lëshimin në ajër, lëshimin gjatë manovrimit dhe mbajtjen precize të formacionit.

Sipas revistës Forbes, Kina prezantoi një automjet nga i cili lëshohen tetë dronë CH-901 në të njëjtën kohë në vitin 2018, kështu që testi i fundit është një tregues i progresit të sistemeve të armëve kineze.

Droni CH-901 është një dron kamikaz i aftë të qëndrojë pezull mbi një objektiv për 40 minuta dhe i dërgon pamjet operatorit përpara se të përplaset në objektiv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat