Ambasada e SHBA-së në Turqi paralajmëron sulm terrorist në Stamboll

Bota

Ambasada e SHBA-së në Turqi paralajmëron sulm terrorist në Stamboll

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 18:58
Foto Ilustrim

Ambasada amerikane në Ankara ka paralajmëruar bashkëqytetarët që ndodhen në Turqi  për mundësinë e një atentati në Stamboll ose në lokalitete të tjera të atij vendi.

Sipas ambasadës, “janë marrë informacione të besueshme për një sulm të mundshëm terrorist në Stamboll,  ku përfshihen rrëmbimet e nënshtetasve amerikanë dhe të huaj si dhe një sulm ndaj Konsullatës amerikane”, ishte mesazhi shqetësues i selisë diplomatike amerikane.   

Përfaqësia e SHBA-së në Turqi rekomandon nënshtetasit amerikanë të bëjnë kujdes maksimal në vendet ku mblidhen amerikanë dhe të huaj, në veçanti zyra dhe qendra tregtare.

Nuk dihen ende detaje të mëtejshme që kanë çuar në paralajmërimin e ambasadës. Selia amerikane ka qenë objektiv sulmesh në të kaluarën, ku të akuzuara ishin grupe të së majtës radikale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat