13 të vdekur nga një sulm me bombë në Kabul të Afganistanit

Bota

13 të vdekur nga një sulm me bombë në Kabul të Afganistanit

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 17:13
Foto ilustrim

Të paktën 13 persona janë vrarë dhe 30 të tjerë janë lënduar nga një sulm me bombë afër një qendre të edukimit në Kabul të Afganistanit, thonë autoritetet e atjeshme.

Shpërthimi në ndërtesën private, e cila ofron kurse për studentët e lartë të arsimit, ndodhi vonë pasdite, shkruan BBC.

Kjo ndërtesë zakonisht ka shumë studentë. Shumë persona janë dërguar në spital për të marrë trajtime mjekësore. Ekzistojnë dyshimet se mund të ketë numër më të madh të të vdekurve.

Nuk dihet se kush e kishte kryer këtë sulm vetëvrasës, talibanët e kanë mohuar këtë veprim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat