COVID-19 vijon përhapjen, mbi 43 milionë raste në mbarë botën

Bota

COVID-19 vijon përhapjen, mbi 43 milionë raste në mbarë botën

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 18:30
Foto ilustrim

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 43 milionë.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar 43,164,251 raste me COVID-19.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 8,844,840 raste deri më tani.

Pas SHBA-së, 10 vendet e para me më shumë raste janë India, Brazili, Rusia , Spanja, Franca, Argjentina, Kolumbia, Meksika, Peruja dhe Britania e Madhe.

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, COVID-19 u përhap në mbarë botën.

Deri më tani jetën e kanë humbur 1,157,202 persona. Ndërkohë, 31,801,369 njerëz janë shëruar nga virusi ndërsa ende vazhdojnë trajtimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat