37 vjeçarja nga kujdesi intensiv: Covid-19 ekziston, këtu ndihem sikur po vdes

Bota

37 vjeçarja nga kujdesi intensiv: Covid-19 ekziston, këtu ndihem sikur po vdes

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 18:50
Foto

“Covid-19 ekziston, vendoseni këtë fjalë në kokën tuaj para se të vendosni ndonjë gjë tjetër”, këto ishin fjalët e Clotilde Armellini, 37 vjeç e cila ndodhet në një gjendje të keqe shëndetësore pas infektimit nga Covid-19.

 “Unë jam e martuar dhe kam dy fëmijë. Jam infektuar me Covid-19” vazhdon Clotilde e cila jeton në Pozzolo Formigaro, Alessandria dhe nga faqja e saj në Facebook bën apel që të gjithë të kenë kujdes.

“Unë jam shtrirë këtu dhe po lutem që infermierja të vijë së shpejti për të më sjellë ilaçin sepse vetëm nëse marr ato mund të qetësohem. Mushkëritë e mia nuk punojnë më, ato janë  të mbushura me ujë. Do të doja ta shqyeja këtë maskë në fytyrë, por nëse e bëj do të vdes, sepse nuk mund të marr më frymë vetë ”.

Clotilde  gjatë gjithë videos së saj i kërkon të gjithë njerëzve të kenë kujdes dhe të respektojnë të gjitha masat  e vendosura nga qeveria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat