Skandali i radhës nga Wuhani/ Mushkonjat e mbushura me viagra arratisen nga laboratori, pickimi tërbon pleqtë

Bota

Skandali i radhës nga Wuhani/ Mushkonjat e mbushura me viagra arratisen nga laboratori, pickimi tërbon pleqtë

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 23:24
Foto ilustrim

Mijëra mushkonja të modifikuara gjenetikisht dhe të “mbushura” me Viagra janë arratisur nga një laborator studimi në Wuhan të Kinës. Lajmin e bëri të ditur Instituti i Virologjisë së Wuhanit duke thënë se një pickim i tyre mund të rrisë në mënyrë të pakontrolluar epshin seksual te meshkujt. Ndërkohë, doktori që bëri studimin u shpreh se efekti i pickimit të këtyre mushkonjave mund të zgjasë deri në dy ditë.

Më konkretisht, Dr. Uenzi Ying Yin Jing tha se:

“Efektet e një pickimi të mushkonjave mund të zgjasin deri në 48 orë dhe simptomat përfshijnë një rritje të epshit, zgjimit seksual”

Një i moshuar 87-vjeçar i cili mendohet se është pickuar nga këto mushkoja tha se ka pasur një rritje të epshit si dhe një dëshirë të pa kontrollueshme për të parë porno.

Ky i fundit tha se:

“Unë kurrë nuk kam parë kaq shumë pornografi gjatë gjithë jetës sime”

Ndërsa një pacient tjetër që u shtrua në spital, pas pickimit të këtyre mushkonjave ka ecur lakuriq në korridorin e spitalit duke u masturbuar.

“I riu ndjeu një dëshirë seksuale të pakontrollueshme ndaj burrave, grave, kafshëve, madje edhe bimëve dhe tregoi simptoma të cilat mund t’i atribuohen kësaj mushkonje të veçantë”, shpjegoi një mjek.

Ky është infeksioni i dytë që ka dalë nga Wuhani, pasi në dhjetor të vitit të kaluar në atë vend u shfaq për herë të parë virusi SARS-COV 2, i cili tani është kthyer në epidemi globale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat