Vdes adoleshenti palestinez pas rrahjes nga ushtarët izralitë

Bota

Vdes adoleshenti palestinez pas rrahjes nga ushtarët izralitë

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 20:03
Foto ilustrim

Drejtori i një qendre mjekësore tha se Snobar vdiq nga plagë në qafë të shkaktuara nga rrahja prej forcave izraelite.

Një adoleshent palestinez ka vdekur pasi u rrah nga ushtarët izraelitë në qytetin Turmus-Ayya në verilindje të Ramallah, njoftonin mediat palestineze.

Ministri palestinez i shëndetësisë tha se Amer Abedalrahim Snobar erdhi në spital pasi ishte goditur rëndë në qafë.
Drejtori i qendrës mjekësore Ahmed al-Bitawi, konfirmoi lajmet e agjencive se Snobar vdiq prej plagëve të shkaktuara nga forcat izraelite.

“Kishte shenja të dukshme rrahjesh në qafën e Snobar,” tha Bitawi, duke shtuar se plagët ishin të ngjashme me ato të goditjes me qytat e armëve.

Organizata për Çlirimin e Palestinës akuzonte trupat izraelite për “aktin monstruoz të brutalitetit kundër një djali të pambrojtur, krimi i vetëm i të cilit ishte përkatësia palestineze”.

Ushtria izraelite tha se ishte përgjigjur ndaj një incidenti në veri të Ramallah ku ishin qëlluar gurë ndaj një mjeti ushtarak.

“Trupat u dërguan në zonë dhe kontrolluan për sulmues. Dy të dyshuar tentuan të largoheshin me vrap, por teksa e bënin këtë një prej tyre humbet ndjenjat dhe rrëzohet duke goditur kokën e tij. I dyshuari nuk është rrahur nga trupat izraelite”, tha ushtria në deklaratë.

Në një deklaratë të organizatës së majtë palestineze Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës, thuhej se vdekja e Snobar është një “mallkim që do të ndjekë tradhtarët arabë”, duke iu referuar lëvizjeve të kohëve të fundit të normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Sudani.

“Përgjigja ndaj këtij krimi djallëzor është tërheqja e njohjes për regjimin zionist dhe marrëveshjeve që vijnë prej saj, si dhe formii i një fronti të bashkuar rezistence popullore kundër pushtimit zionist”, thuhej në deklaratë. (Al-Jaseera)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat