Klerikët islamikë të Pakistanit aprovojnë ndërtimin e tempullit të parë Hindu në kryeqytet

Bota

Klerikët islamikë të Pakistanit aprovojnë ndërtimin e tempullit të parë Hindu në kryeqytet

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 17:56
Foto

Këshilli shtetëror i klerikëve të Pakistanit, i cili këshillon qeverinë mbi çështjet fetare, ka aprovuar sot ndërtimin e një tembulli për minoritetin fetar Hindu në vend, duke vendosur se ligji islamik lejon një vend adhurimi fetar për minoritetet.

Lal Malhi, udhëheqësi i njohur Hindu që është dhe deputet në parlament, vlerësoi vendimin dhe rekomandoi që qeveria të mos shpenzojë paratë publike në ndërtimin e vendeve private të lutjes.

Aktualisht nuk ka një tempull funksional Hindu në Islamabad. Minoriteti prej rreth 3,000 Hindu, jetojnë në kryeqytetin me rreth 1 milionë banorë, kryesisht muslimanë.

Në një deklaratë të Këshililt të Ideologjisë Islamike thuhej se besimtarët Hindu në Pakistan kishin të drejtë kushtetuese të kryenin ritet fetare për të vdekurit e tyre.

“Duke marrë parasysh këtë komuniteti Hindu në Islamabad duhet të kenë një vend të përshtatshëm për kryerjen e riteve sipas udhëzimeve të tyre fetare”.

Vendimi erdhi megjithse kryeministri Imran Khan kishte vendosur të ndalonte ndërtimin e tempulit në qershor pas ankesave të komunitetit musliman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat