Alarmante/Mbi 45 milionë të infektuarve me koronavirus në gjithë botën

Bota

Alarmante/Mbi 45 milionë të infektuarve me koronavirus në gjithë botën

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 19:34
Foto ilustrim

Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, numri i të infektuarve me koronavirus në të gjithë botën, ka shkuar në më shumë se 45 milion.

Nga ky total, 1,18 milionë persona e kanë humbur betejën me sëmundjen. Ndërsa, 32,8 milionë të tjerë janë shëruar, sipas të dhënave në Worldometer.

Vendi më i prekur nga pandemia është SHBA ku numërohen 9,1 milion të infektuar dhe 233,340 viktima. E prekur rëndë nga pandemia është edhe India numri i rasteve me Covid-19 rezulton të jetë 8 milion ndërsa ai i rasteve fatale 120,899.

I treti në radhë është Brazili me rreth 5.55 milion të infektuar dhe 158,468 viktima.

Raste ditore rekord po regjistrojnë vendet e Evropës ndërsa kontinenti i vjetër përballet me valën e dytë të pandemisë. Italia, Gjermania, Franca, Greqia, Spanja e shumë vende të tjera kanë nisur tashmë të prezantojnë masat e reja shtrënguese anti-Covid.

Franca ndërkohë u bë vendi i parë që rivendos karantinën kombëtare për të luftuar virusin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat