Shqetësuese: Vendet më të pasura tashmë kanë blerë 80 për qind të vaksinës së Pfizer-it

Bota

Shqetësuese: Vendet më të pasura tashmë kanë blerë 80 për qind të vaksinës së Pfizer-it

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 11:46
“Pfizer”

Më shumë se 80 për qind e dozave të vaksinës kundër koronavirusit të kompanisë “Pfizer” tashmë janë blerë nga qeveritë e vendeve më të pasura përreth botës, sipas një analize të një grupi britanik.

Sipas analizës së grupit “Global Justice Now”, mbi një miliard doza të vaksinës shpresëdhënëse janë blerë nga qeveritë e vendeve të pasura, të cilat përfaqësojnë vetëm 14 për qind të popullsisë botërore, shkruan Anadolu.

Në mesin e blerjeve të mëdha janë Bashkimi Evropian me 200 milionë + 100 milionë doza, Shtetet e Bashkuara me 100 milionë doza, me mundësi të blerjes së 500 milionë dozave tjera, dhe Britania e Madhe me 40 milionë doza.

Prodhuesi i kësaj vaksine tha të hënën se ajo është mbi 90 për qind efektive, duke e shtuar shpresën për mposhtjen e sëmundjes së re, nga e cila kanë vdekur mbi një milion njerëz dhe mijëra po vdesin çdo ditë.

Kompania “Pfizer” tha se deri në fund të vitit 2021 do të prodhojë 1.3 miliard doza të kësaj vaksine në bashkëpunim me kompaninë gjermane “BioNTech”.

Grupi britanik që e bëri këtë analizë tha se ndonëse vendet e mëdha promovojnë ndarje të drejtë të vaksinave, ato e rrezikojnë këtë parim duke blerë numër të madh të dozave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat