Pfizer dhe Moderna/ Autorizimi, javët e ardhshme

Bota

Pfizer dhe Moderna/ Autorizimi, javët e ardhshme

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 17:05
Foto ilustrim

Pfizer dhe Moderna planifikojnë të kërkojnë autorizimin për përdorim emergjent nga administrata amerikane e ushqimit dhe ilaçeve, për vaksinat e tyre anti covid, brenda javëve të ardhshme.

Nëse autorizimi do të miratohet atëherë vaksinimi do të fillojë në dhjetor. Pfizer tha të hënën se vaksina e saj e koronavirusit duket se është më shumë se 90 për qind efikase, bazuar në të dhënat e hershme.

Njoftimi është pritur mirë nga ekspertët sipas të cilëve kjo dëshmon se vaksinimi ndaj covid-19 është i mundur. Moderna ndërkohë njoftoi këtë javë se kishte mjaftueshëm raste të koronavirusit mes pjesmarrësve në testet e saj për të përmbyllur analizën e parë.

Me gjasë, që javën e ardhshme, mund të hidhet një hap i parë drejt kërkimit të autorizimit. SHBA planifikon të ketë doza të mjaftueshme vaksine për popullatën e saj, në mënyrë që rreth 20 milionë individë të imunizohen që në dhjetor dhe të vijohet më tej me 25-30 milionë të tjerë çdo muaj. Nëse edhe vaksina të tjera miratohen, atëherë numri mujor i vaksinimeve mund të rritet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat