Irani e mohon se një udhëheqës i al-Qaeda u vra në Teheran

Bota

Irani e mohon se një udhëheqës i al-Qaeda u vra në Teheran

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 21:23
Foto ilustrim

Irani ka mohuar raportimet që një udhëheqës grupit militant al-Qaeda është vrarë në kryeqytetin e Teheranit, në gusht.

Gazeta “The New York Times” ka raportuar se Abdullah Ahmed Abdullah, i dyti në komandën e al-Qaeda, është qëlluar për vdekje nga agjentët e Izraelit sipas kërkesës së SHBA-së.

Irani ka thënë se nuk ka terroristë të këtij grupi që jetojnë në vend.

Abdullah është i akuzuar për planifikimin e sulmit vdekjeprurës në ambasadën e SHBA-së në Afrikë gjatë vitit 1998.

Abdullah, që është më shumë i njohur me nofkën e tij alias Abu Muhammad al-Masri, u qëllua së bashku me vajzën e tij nga dy vrasës me motor në 7 gusht, raporton New York Times, duke cituar zyrtarë anonimë të inteligjencës amerikane.

Në lajm u pretendua se Irani fillimisht kishte kërkuar që të fshihte vdekjen e al-Masrit, me raportet e mediave iraniane dhe libaneze që viktimat e të shtënave të 7 gushtit i përshkruan si një profesor historie libanez dhe vajzën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat