Rast tronditës: Vajza kroate përfundon si skllave seksi dhe mbahet dy vjet në Amerikë

Bota

Rast tronditës: Vajza kroate përfundon si skllave seksi dhe mbahet dy vjet në Amerikë

Nga: B.S. Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 09:08
Roberto Santana-Jiménez e Jordan Jysae Pulido

E ka ftuar për plot një vit. Korrespondonin përmes rrjeteve sociale.

Dëshironte shumë që të shiheshin. Kur ajo më në fund u pajtua, ai bleu një biletë avioni dhe u nis në një udhëtim të gjatë 8500 kilometra. Rrugës për në Kroaci.

Arriti në Zagreb të enjten, 14 qershor 2018 dhe menjëherë caktoi një takim. Vajza i besoi, por së shpejti emri i saj do të plotësojë kolonën e regjistrit kombëtar të personave të zhdukur.

Vajza e re 16-vjeçare nga Kroacia qendrore do të rrëmbehet dhe do të dërgohet në Shtetet e Bashkuara, në Florida, për të qenë skllave seksi.

Këtë rast të tmerrshëm, i cili ishte i panjohur, gazetarët kroatë e zbulua disa ditë më parë kur morën njoftimin se agjentët federalë të Departamentit amerikan të sigurisë kombëtare, në Florida kanë arrestuar Jordan Jysade Pulidin dhe babanë e tij Robert Santanu-Jiménez me akuzën e sjelljes së një viktime të mitur nga Kroacia në rrethin Pasco në veri të qytetit Tampa në Florida për të abuzuar seksualisht me të.

Nëse akuzat provohen, ata përballen me minimumi dhjetë vjet dhe ndoshta edhe me burgim të përjetshëm.

Në aktakuzë, duke qenë se ajo është e mitur, ajo shënoet si "Victim 1" (Viktima 1) dhe e gjithë çështja u iniciua si pjesë e projektit "Fëmijëria e sigurt", një iniciativë kombëtare e filluar në maj 2006. Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ve në luftën kundër epidemisë në rritje të shfrytëzimit seksual dhe abuzimit të fëmijëve. I gjithë projekti drejtohet nga Zyra e prokurorit të përgjithshëm, dhe përveç autoriteteve federale të SHBA-ve, projekti përfshin një numër shoqatash dhe organizatash lokale.

"Me vetëdije e bindën, e nxitën, e joshën dhe e detyruan viktimën, e cila nuk kishte arritur moshën 18 vjeç për veprimtari seksuale, dhe kanë bërë krim," pretendon aktakuza. Përveç që i kërkon jurisë t'i shpallë fajtorë, prokuroria në aktakuzë propozon që pasuria e tyre të konfiskohet. Edhe babai edhe djali konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia.

Sipas hetimit kundër babait dhe djalit, një kopje të të cilit është në duar të gazetarëve, Pulido udhëtoi në Kroaci në qershor 2018 me qëllimin e vetëm të abuzimit seksual të vajzës së mitur. Sipas hetuesve, Pulido u takua me vajzën një vit më parë përmes mediave sociale dhe filloi miqësinë me të. Por nuk mbeti me kaq.

Ai udhëtoi në Kroaci në 14 Qershor 2018 për të takuar vajzën drejtpërdrejt. Kur u takuan, siç thuhet, kanë bërë seks, edhe pse ai e dinte që vajza ishte e mitur.

Image

Gjykata në qarkun Pasco (Floridë)

Vetë aktakuza, për të mbrojtur identitetin e të miturës, nuk përcakton veprimet specifike të atij amerikani me origjinë kubane, por thuhet se ai kontaktoi babanë e tij Santana Jiménez në korrik.

Jordan Jysade Pulido, 26 vjeç dhe babai i tij 61 vjeç, sipas aktakuzës së ngritur kundër tyre nga prokurorja Lisa M. Thelwell e Tampa, zyra e prokurorit në Florida, akuzohen për disa pika secila. Akuza tashmë është pranuar në gjykatën në Tampa dhe thuhet se për gati një vit ai ftoi një grua 16-vjeçare nga zona e Kroacisë qendrore të kryente marrëdhënie seksuale me të përmes internetit.

"E kam një mikeshë me të cilën kam marrëdhënie seksuale. Ajo jeton në një vend të Evropës Lindore dhe unë dua ta sjell në Shtetet e Bashkuara," thuhej në mesazhin që ai i dërgoi babait të tij.

Babai i ndihmoi dhe në korrik të atij viti vajza arriti në Tampa, Florida ku jetoi si skllave seksi e Pulidit.

Sipas mediave amerikane, në atë moment, policia kroate u informua se një vajzë 16-vjeçare ishte zhdukur në zonën e Kroacisë qendrore.

Morëm vetëm konfirmimin nga ministria e punëve të brendshme se kanë bashkëpunuar me autoritetet amerikane në këtë rast, por asgjë më shumë për të mbrojtur viktimën e mitur, shkruan "Jutarnji.hr. As nëse vajza u kthye në Shtetet e Bashkuara, se a e lejuan prindërit e saj të udhëtojë nga Kroacia, si mori vizë dhe shumë pyetje të tjera për të cilat nuk morëm përgjigje.

"Mund të konfirmojmë që policia kroate zhvilloi një hetim penal gjatë të cilit shkëmbyen të gjitha informacionet përkatëse me agjencitë përkatëse të policisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës", thuhet në përgjigjen e Shërbimit për marrëdhënie me publikun të Ministrisë së brendshme të Republikës së Kroacisë, duke theksuar se zbulimi i detajeve në lidhje me rastin dhe viktimën në media do të ishte një vepër penale.

Në të gjithë rastin, Drejtoria e Policisë dhe Interpoli ishin të angazhuar, dhe nga agjencitë kompetente të policisë në SHBA, ishin të angazhuar edhe agjentët federalë Homeland Security Investigations (HSI), të cilët filluan të hetonin çështjen.

Të vetmet të dhëna që kishin autoritetet kroate ishin rrjetet sociale të vajzës dhe kontaktet e Pulid në Shtetet e Bashkuara.

Image

Transkripti nga Gjykimi

Pastaj agjentët e njësisë së IT-së të HSI-së filluan të bashkëpunojnë me Zyrën për punëve ndërkombëtare të Departamentit të drejtësisë të ShBA-ve për të zbuluar identitetin e të gjithë amerikanëve që udhëtuan në Kroaci dy vjet më parë.

Pas më shumë se dy vjet hetimi, agjentët e HSI-së ia dolën të identifikonin Jordan Jysade Pulidin, me origjinë Kubane, si personin që dyshohet se ishte përgjegjës për detyrimin e një të mitureje kroate të bënte seks. Sipas hetimit kundër Pulidit, babai i tij Roberto Santana-Jiménez e dinte se çfarë po bënte djali i tij me vajzën kroate të cilën ai, sipas aktakuzës, e mbajti në robëri.

Por ata gjithashtu kishin nevojë për konfirmimin e një gjykatësi federal për të vepruar.

E morën më 24 shtator, 2020 dhe vetë aksioni u nis më 1 tetor. Babai dhe djali u arrestuan shumë shpejt, dhe vajza, sipas mediave lokale, u shpëtua.

Telefonat dhe kompjuterët e sekuestruar si provë e mjeteve që ai përdori për të kontaktuar vajzën përmes mediave sociale u sekuestruan dhe agjentët e HSI-së po hetojnë nëse Pulidi detyroi vajzën e mitur nga Kroacia të bënte seks me burra të tjerë në zonën Tampa të Florida.

Ende nuk është përcaktuar se kur do të zhvillohet seanca e parë në këtë çështje tronditëse, dhe gjyqtari refuzoi kërkesën e të arrestuarve për të pritur gjykimin në liri.

Bota dixhitale është jeta jonë e përditshme dhe fëmijët e sotëm rriten në të, shpesh të pavetëdijshëm për rrezikun se mund të bëhen viktima të abuzimit dhe shfrytëzimit, ka thënë Helenca Pirnat Dragiçeviq, avokate e popullit. 

- Fëmijët dhe të rinjtë shpesh nuk e dinë, ose harrojnë, se duke publikuar të dhënat e tyre - informacione për veten e tyre, foto, video - ato hapin mundësi të shumta për grabitqarët seksualë. Fotografitë mund të përdoren dhe shpërndahen më tej si pjesë e abuzimit seksual të fëmijëve dhe materialit të shfrytëzimit të shpërndarë në darknet ose vende të tjera në internet që specializohen në ndarjen e përmbajtjes së tillë. Është vërejtur se të rinjtë, veçanërisht vajzat, gjithnjë e më shumë komunikojnë me të huajt që janë të aftë në joshjen e fëmijëve dhe të cilët në mënyra të ndryshme, me presion ose manipulim, i çojnë fëmijët të bëjnë vullnetarisht seks.

Përmbajtja e mbledhur në këtë mënyrë shpesh përdoret për të shantazhuar një fëmijë që në raste të tilla bëhet pre e lehtë dhe për të abuzuar në botën reale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat