Shteti me më së shumti dënime me vdekje, Iraku ekzekuton edhe 21 të dënuar

Bota

Shteti me më së shumti dënime me vdekje, Iraku ekzekuton edhe 21 të dënuar

Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 16:32
Foto ilustrim

Iraku, shteti i cili ka më së shumti dënime me vdekje në botë, ekzekutoi të hënën 21 shtetas të saj të dënuar për “terrorizëm”, thanë burimet mjekësore dhe policore.

Njëzet e një burra të dënuar për “terrorizëm” që kryen kohët e fundit ose disa vjet më parë, u ekzekutuan duke u varur në burgun kryesor në Nasiriyah, në jug të vendit, i vetmi në Irak ku po kryhet dënimi me vdekje.

Që kur Iraku deklaroi fitoren mbi grupin xhihadist të Shtetit Islamik (IS) në vitin 2017, gjykatat irakene kanë dhënë qindra dënime me vdekje, raporton rudaw.

Presidenti, Kurd Barham Saleh, nënshkruan një vendim gjykate për ta ekzekutuar. E njëjta gjë u bë për 21 të dënuar të ekzekutuar të hënën, shtuan burimet policore.

Asnjë luftëtar i huaj i ISIT-të i dënuar me vdekje nuk është ekzekutuar deri më tani, por 11 francezë dhe belgë aktualisht po presin ekzekutimin në Irak.

Aktivistët e të drejtave të njeriut rregullisht drejtojnë gishtin drejt Bagdadit kur bëhet fjalë për dënimin me vdekje. Në vitin 2019, Iraku ekzekutoi 100 të dënuar, pothuajse një në shtatë ekzekutime në botë, sipas Amnesty International. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat