​Virusi Chapare, vdekjeprurës sa Ebola - a do të jetë pandemia e radhës?

Bota

​Virusi Chapare, vdekjeprurës sa Ebola - a do të jetë pandemia e radhës?

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 15:39
Foto ilustrim

Ndërsa bota është ende duke u përpjekur të merret me pandeminë COVID-19, Qendrat e Shteteve të Bashkuara për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka konfirmuar se një virus tjetër i quajtur Chapare, i cili transmetohet nga njeriu në njeri, mund të shfaqet si një pandemi, nëse nuk adresohet menjëherë.

Virusi Chapare shkakton ethe hemorragjike (CHHF) si Ebola. Ekspertët kanë thënë se nuk ka të ngjarë të bëhet pandemi, por janë disa arsye për t'u alarmuar në lidhje me virusin, përfshirë faktin që nuk ka ende trajtim për CHHF.

CDC deklaroi se virusi Chapare vjen nga familja e arenavirusëve. Ky virus infekton qeniet njerëzore kur ato vijnë në kontakt të drejtpërdrejtë me brejtësit që janë të infektuar nga Chapare. Mund të përhapet gjithashtu kur njerëzit vijnë në kontakt me urinën ose jashtëqitjet e brejtësve të infektuar.

Pasi të infektohet, një qenie njerëzore mund të përhapë sëmundjen përmes lëngjeve të trupit duke përfshirë pështymën, urinën, spermën dhe sekrecionet e frymëmarrjes.

Nuk ka shumë informacion në dispozicion se si përhapet virusi dhe CDC gjithashtu deklaroi se duhen më shumë kërkime për të konstatuar shkakun, simptomat dhe trajtimin e CHHF.

Deri më tani vetëm disa raste janë identifikuar me CHHF duke përfshirë dy shpërthime të dokumentuara. Herën e parë virusi u identifikua në qeniet njerëzore në vitin 2003 në provincën Chapare në Bolivi, me një të vdekur. Përhapja e dytë u raportua në vitin 2019 në provincën Caranavi në Bolivi. U deshën tre jetë - një pacient dhe dy punëtorë shëndetësorë, të cilët ishin infektuar nga virusi.

Pas këtyre dy shpërthimeve, zyrtarët shëndetësorë kanë identifikuar disa simptoma për CHHF. Thuhet se shkalla e simptomave ndryshon midis 4 dhe 21 nga data e infektimit.

Simptomat e zakonshme të CHHF janë: ethe, dhimbje koke, dhimbje të nyjave dhe muskujve, dhimbje syve, dhimbje stomaku, të vjella, diarre, gjakderdhje nga mishrat, skuqje dhe nervozizëm. Sidoqoftë, raportet nuk kanë sqaruar nëse virusi transmetohet nga nëna te fëmija ende i pa lindur.

Pa trajtim të disponueshëm, mirëmbajtja e hidratimit, menaxhimi i shokut përfshirë reanimimin e lëngjeve, administrimi i rezervave të vazopresinës, qetësimi, lehtësimi i dhimbjes dhe transfuzionet konsiderohen për terapi.

Aktualisht, CDC ka zhvilluar një test RT-PCR për të diagnostikuar virusin. Gazeta britanike Guardian raportoi se virusi mund të jetë i pranishëm në spermën e një të mbijetuari për 24 javë ose 168 ditë pasi të infektohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat