Samiti i G20-s i dominuar nga COVID-19

Bota

Samiti i G20-s i dominuar nga COVID-19

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 10:34
Samiti i G20-s

Samiti i liderëve të G20 është takimi i fundit që do të zhvillohet nën presidencën saudite.

Samiti do të drejtohet nga mbreti Salman bin Abdulaziz Al Saud, me pjesëmarrjen e kryetarëve dhe drejtuesve të vendeve anëtare të G20, përveç vendeve të tjera dhe udhëheqësve të agjencive ndërkombëtare, të ftuar për të marrë pjesë.

Sidoqoftë, samiti i këtij viti, në veçanti, ka një domethënie të madhe, pasi bota parashikon që G20 të bëjë përpjekje për të shpëtuar jetët, për të përmirësuar standardet e jetesës dhe për të kontribuar në rimëkëmbjen pas pandemisë globale të Covid-19.

Udhëheqësit e G20 do të trajtojnë mjetet që duhet të krijohen për rimëkëmbje më gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme si dhe vënien e bazave për një të ardhme më të mirë.

Ky samit do të jetë takimi i dytë për udhëheqësit e G20, nën kryesinë saudite, pas takimit të jashtëzakonshëm që u zhvillua marsin e kaluar, në përgjigje të pandemisë.

Takimi i nivelit të lartë të G20 do të përqendrohet në kapërcimin e krizës COVID-19 duke u përballur me sfidat socio-ekonomike që rezultojnë nga pandemia, duke gjetur mënyra për të rivendosur rritjen dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë, me gjithëpërfshirjen dhe qëndrueshmërinë si karakteristikat thelbësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat