Afrikë, shënohen 314 viktima dhe mbi 13 mijë raste të reja me COVID-19

Bota

Afrikë, shënohen 314 viktima dhe mbi 13 mijë raste të reja me COVID-19

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 09:11
Foto ilustrim

Me 13.442 raste të reja në 24 orët e fundit numri i rasteve në gjithë kontinentin është rritur në 2.069.852 ndërsa numri i viktimave me 314 vdekje të reja arrin në 49.512

Në kontinentin e Afrikës ka arritur në rreth 2 milionë e 70 mijë numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19).

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, me 13.442 raste të reja në 24 orët e fundit numri i rasteve në gjithë kontinentin është rritur në 2.069.852 ndërsa numri i viktimave me 314 vdekje të reja arrin në 49.512.

Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 deri më sot në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 20.845, ndërsa në Egjipt janë regjistruar 6.535 dhe në Marok 5.256 vdekje.

Në Sejshelle dhe Eritrea nuk është raportuar asnjë vdekje me burim nga COVID-19.

Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 765.409 raste e cila pasohet nga Maroku me 320.962 dhe Egjipti me 112.676 raste.

Deri më tani në Afrikë janë shëruar 1.743.655 persona të infektuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat