Si 15-vjeçare iu bashkua ISIS-it dhe krijoj familje: Tre fëmijët i ndërruan jetë në Siri, Britania ia ka ndaluar rikthimin në atdhe

Bota

Si 15-vjeçare iu bashkua ISIS-it dhe krijoj familje: Tre fëmijët i ndërruan jetë në Siri, Britania ia ka ndaluar rikthimin në atdhe

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 17:46
Shamima Begum

Një grua britanike që u bashkua me Shtetin Islamik në Siri, në një moshë të shkollës së mesme nuk duhet të kthehet në Britani për të sfiduar ligjërisht një vendim të qeverisë për t’ia hequr shtetësinë për shkak të një rreziku të sigurisë, tha të hënën gjykata më e lartë e Britanisë.

Shamima Begum, me origjinë nga Bangladeshi, u largua nga Londra në vitin 2015 kur ishte 15 vjeçare dhe udhëtoi për në Siri përmes Turqisë me dy shokë të shkollës, raporton theguardian.

Në Siri, ajo u martua me një luftëtar të Shtetit Islamik dhe jetoi në Raqqa, kryeqyteti i kalifatit të vetëshpallur xhihadist. Ajo qëndroi atje për katër vjet derisa u gjet në një kamp paraburgimi. Që nga largimi nga Britania, ajo ka lindur tre fëmijë, por të tre kanë vdekur ndërkohë.

Ministria e Brendshme Britanike ia hoqi shtetësinë në korrik, por gjykata e apelit vendosi unanimisht se Begum, tani 21 vjeçare, ka të drejtë të apelojë vendimin nëse i lejohet të kthehet në Britani.

Avokati i qeverisë britanike, James Eadie i tha Gjykatës së Lartë se agjencitë e inteligjencës kishin arritur në përfundimin se ata që bashkëpunuan me Shtetin Islamik ishin një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare, duke justifikuar heqjen e shtetësisë.

Çështja Begum është temë e debatit të ashpër në Britani. Nga njëra anë, janë ata që pretendojnë se ajo hoqi dorë nga shtetësia e saj duke u bashkuar me Shtetin Islamik, dhe nga ana tjetër, ka nga ata që besojnë se duhet t’i kthehet asaj dhe më pas të gjykohet në Britani.

Seanca dëgjimore në Gjykatën e Lartë do të zgjasë dy ditë dhe vendimi do të shpallet në një datë të mëvonshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat