Rusia mburret pak: E gjetëm një anije amerikane në ujërat tona, e ndoqëm, iku

Bota

Rusia mburret pak: E gjetëm një anije amerikane në ujërat tona, e ndoqëm, iku

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 09:44
Foto ilustrim

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha të martën se një luftanije ruse ka gjetur një luftanije amerikane të tipit “USS John S. McCain” duke operuar ilegalisht në ujërat ruse në Detin e Japonisë, por e ka ndjekur dhe e ka larguar atë nga zona.

Moska tha se forcat ruse me anijen “Admiral Vinogradov” e kanë paralajmëruar verbalisht anijen amerikane dhe kanë kërcënuar se do ta godasin atë me forcë që të largohej nga zona ku është parë.

Në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se pas vërejtjes, anija amerikane është tërhequr menjëherë dhe është vendosur në ujëra neutrale, shkruan Reuters.

Incidente të tilla janë të rralla, por ato i vënë në pah raportet e dobëta diplomatike dhe ushtarake mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, marrëdhëniet e të cilave janë ende të tensionuara që pas Luftës së Ftohtë.

Moska tha se anija ruse ka qenë duke e përcjellë lëvizjen e anijes amerikane, e cila ishte futur dy kilometra përtej kufirit detar. Incidenti thuhet se ndodhi në Gjirin Peteri i Madh.

Sipas zyrtarëve rusë, anija amerikane nuk ka bërë më përpjekje që të futet në ujërat e Rusisë pas tërheqjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat