Një anije me migrantë goditi shkëmbinjtë, vdesin të paktën tetë persona

Bota

Një anije me migrantë goditi shkëmbinjtë, vdesin të paktën tetë persona

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 20:31
Foto

Të paktën tetë njerëz u vranë pasi një anije që bartte më shumë se 30 migrantë u përmbys afër një porti të vogël në ishullin Lanzarote, i cili i përket Ishujve Kanarie.

Është një nga 17 anijet që u kapën në ujërat e Ishujve Kanarie në 24 orët e fundit, raporton AP.

Videot tregojnë ekipet e shpëtimit dhe qytetarët duke tërhequr të rinj me bluza nga uji në errësirë dhe duke shpëtuar migrantë të tjerë që ishin ulur në shkëmbinj.

Rreth 450 njerëz u shpëtuan nga anijet e tjera, por një më vonë vdiq. Shërbimet e urgjencës thanë se tetë trupa ishin gjetur dhe 28 njerëz ishin shpëtuar. Ata thanë se kërkimi për një person, i cili besohet të jetë zhdukur, vazhdon.

Reuters njoftoi se anija me 35 migrantë nga Magrebi u përmbys ndërsa po shkonte drejt Ishujve Kanarie.

Numri i migrantëve që arritën në Ishujt Kanarie këtë vit arriti në 17 mijë, i cili është edhe dhjetë herë më shumë se i gjithë viti i kaluar, pasi banorët e Afrikës së Veriut humbën të ardhurat e tyre nga turizmi, sepse ata ishin prekur fuqimisht nga pandemia e koronavirusit.

Qeveria Spanjolle premtoi të premten se do të merrte pjesë në ndërtimin e një strehe për migrantët, ndërsa autoritetet lokale bënë thirrje për ndihmë për të akomoduar disa mijëra njerëz që flenë jashtë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat