Bomba në një veturë në Afganistan, vret të paktën 30 anëtarë të forcës së sigurisë

Bota

Bomba në një veturë në Afganistan, vret të paktën 30 anëtarë të forcës së sigurisë

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 17:39
Foto

Pas shpërthimit të një bombe në një veturë në provincën qendrore të Ghazni në Afganistan vdiqën të paktën 30 anëtarë të forcës afgane të sigurisë, thanë zyrtarët.

Baz Mohammad Hemat, drejtori i spitalit provincial në Ghazni, tha se 30 trupa dhe 24 persona të plagosur ishin transportuar atje. “Të gjitha viktimat janë personel i sigurisë”, tha ai.

Shpërthimi synoi një kompleks të forcës së mbrojtjes publike, një krah i forcave afgane të sigurisë, thanë zyrtarët lokalë. Dëmtoi banesat civile rreth kompleksit dhe mund të ketë më shumë viktima nga atje, thanë ata, raporton reuters.

Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, Tariq Arian konfirmoi se kishte pasur një shpërthim veture bombe, por nuk dha informacion të mëtejshëm mbi shënjestrën ose viktimat e mundshme.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Zëdhënësi i Talibanëve Zabihullah Mujahid, kur u kontaktua nga Reuters, nuk e konfirmoi ose mohoi përgjegjësinë.

Afganistani ka parë një mori shpërthimesh gjatë muajve të fundit, pavarësisht se bisedimet e paqes po zhvilloheshin midis ekipeve negociuese të talibanëve kryengritës dhe qeverisë në kryeqytetin e Katarit, Doha. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat