Më shumë se 900 luftëtarë sirianë largohen nga Nagorni-Karabagu

Bota

Më shumë se 900 luftëtarë sirianë largohen nga Nagorni-Karabagu

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 20:03
Foto ilustrim

Më shumë se 900 luftëtarë sirianë pro-turq janë kthyer në Siri pas përfundimit të luftës në Nagorni-Karabagu, njoftoi sot Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR).

Pas gjashtë javësh lufte, Azerbajxhani dhe Armenia nënshkruan një marrëveshje për t’i dhënë fund luftimeve më 9 nëntor.

Turqia, e cila mbështet Azerbajxhanin në konflikt, është akuzuar për dërgimin e luftëtarëve sirianë në Nagorni-Karabaku për të forcuar ushtrinë azerbajxhanase.

“Më shumë se 900 luftëtarë që mbështesin Ankaranë janë kthyer në Siri dhe kthimi ka shkuar në disa valë”, njoftoi SOHR, duke theksuar se kthimi i fundit u bë më 27 nëntor.

Ndryshe, luftëtarët janë kthyer në zonat e kontrolluara nga trupat turke në veri të Sirisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat