Edhe një vrasje e zyrtarit të lartë në Afganistan

Bota

Edhe një vrasje e zyrtarit të lartë në Afganistan

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 09:12
Foto ilustrim

Zëvendësguvernatori i Kabulit është vrarë në një sulm me bombë në kryeqytetin Afganistan, kanë thënë zyrtarët e sigurisë.

Mahboobullah Mohebi ishte duke udhëtuar me makinë të martën kur bomba ishte bashkangjitur në automjetin e tij dhe shpërtheu. Asnjë grup ende nuk ka marrë përgjegjësinë për këtë.

Kjo vrasje është e fundit pas një sërë të tjerash në Afganistan këtë muaj, përfshirë edhe një prokuror qeveritar, i cili u qëllua për vdekje derisa ishte duke shkuar në punë.

Gazetarë, aktivistë dhe figura të tjera politike janë vënë në shënjestër.

Sulmuesit shpesh përdorin të ashtuquajturat “bomba ngjitëse”, të cilat ngjiten në automjete nga magnetët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat