Historia e gruas që jetoi për 47 vjet e vetmuar në fshatin e braktisur

Bota

Historia e gruas që jetoi për 47 vjet e vetmuar në fshatin e braktisur

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 14:05
Elizabeth Prettejohn

Nuk janë të shumtë ata që kanë jetuar të vetmuar në një fshat të braktisur. Por mes njerëzve ka dhe nga ata që kanë zgjedhur ta bëjnë diçka të tillë. E tillë është edhe Elizabeth Prettejohn e cila jetoi në Hallsands të Devonit për 47 vjet e vetmuar.

Kur ishte 33 vjeçe, në vitin 1917 fshati i saj u godit nga një stuhi e fuqishme duke e çuar gjysmën e vendit në det. Fatmirësisht askush nuk humbi jetën. Të 79 banorët e vendit menaxhuan që të arratiseshin.

Por mes tyre, Elizabeth vendosi të qëndronte në atë që kishte ngelur nga Hallsands. Ajo ka jetuar gjatë gjithë pjesës së mbetur të jetës duke ngrënë vezë nga pulat apo duke peshkuar. Elizabeth qëndroi heroike në shtëpinë e saj deri në vitin 1964, kur edhe ndërroi jetë.

“Kam të gjitha momentet këtu. Ishte ngritja e nivelit të detit që na mori të gjithë plazhin. U fry për 4 ditë e katër net. Deti dukej si mal. Iu luta zotit që erërat të ndalonin. Për një moment mendova që të lëvizja në Dartmouth, por këtu është vendi ku më përkasin të gjitha kujtimet”, tha ajo para se të vdiste.

Pamjet e fundit të bëra publike në media datojnë në vitet 1960, kur ajo ishte tek të 70-at. Elizabeth asokohe jetonte me macet e saj, ndërkohë që ndër të tjera merrej dhe me peshkim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat