Norvegjia vendos kufizime të reja për të parandaluar valën e re të Covid

Bota

Norvegjia vendos kufizime të reja për të parandaluar valën e re të Covid

Më: 3 janar 2021 Në ora: 22:10
Norvegjia vendos kufizime të reja për të parandaluar valën e re të Covid

Norvegjia do të vendosë kufizime të reja për të parandaluar një përhapje tjetër të koronavirusit, tha Kryeministrja Erna Solberg të dielën, duke përfshirë një ndalim në të gjithë vendin në restorante dhe bare dhe ndalimin e vizitave nga qytetarët te të afërmit e tyre.

Vendi nordik ka parë një rritje të rasteve gjatë muajit të kaluar dhe tani vlerëson se një person i infektuar, e transmeton virusin mesatarisht te 1.3 persona , thanë autoritetet.

“Ne shohim shumë shenja të një vale të re infeksionesh”, tha Solberg në një konferencë për shtyp, duke përmendur festimet e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri dhe shfaqjen e variantit më ngjitës të virusit të identifikuar së pari në Britani midis arsyeve“

Të shtunën, qeveria tha se leksionet në universitete do të pezulloheshin deri në 18 janar, duke u kërkuar studentëve të qëndronin në shtëpi dhe të mos ktheheshin në kampuset e tyre gjatë asaj kohe, shkruan Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat