Ndërpriten kërkimet për kutinë e zezë të avionit indonezian

Bota

Ndërpriten kërkimet për kutinë e zezë të avionit indonezian

Më: 12 janar 2021 Në ora: 09:20
Foto ilustrim

Një pajisje që përdoret për të gjetur kutinë e zezë të avionit të rrëzuar në Indonezi, është prishur duke krijuar angari në procesin e kërkimeve.

Autoritetet janë duke pritur aktualisht një lokalizues të ri që të mbërrijë nga Singapori.

Fluturimi Sriwijaya Air SJ182 u largua nga Xhakarta me 62 persona në bord, por u zhduk nga radari gjatë rrugës për në ishullin Borneo të shtunën.

Ekipet e kërkimit deri më tani kanë gjetur pjesë aeroplani dhe mbetje njerëzore, shkruan Ora News.

Zhytësit kanë përcaktuar vendndodhjen e regjistruesit të të dhënave të fluturimit dhe regjistruesit të zërit të kabinës, ose kutive të zeza siç quhen shpesh. Këta regjistrues ruajnë të dhëna për aeroplanët dhe mund të japin informacion jetësor në hetimet e aksidenteve ajrore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat