OBSH ngre alarmin: “Varianti anglez” i virusit është përhapur në 60 vende

Bota

OBSH ngre alarmin: “Varianti anglez” i virusit është përhapur në 60 vende

Më: 20 janar 2021 Në ora: 09:13
Foto ilustrim

"Varianti britanik" i koronavirusit të ri, vazhdon të përhapet në të gjithë botën dhe është i pranishëm që prej javës së kaluar në 60 vende dhe territore, 10 më shumë se në 12 janar.

Lajmin e ka bërë të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila flet për një situatë alarmuese.

Ndërkohë, varianti i Afrikës së Jugut, i cili, ashtu si ai anglez, është shumë më ngjitës sesa virusi origjinal SARS-CoV-2, përhapet më ngadalë dhe është i pranishëm në 23 vende dhe territore, 3 më shumë se më 12 janar, specifikon OBSH në raportin epidemiologjik javor.

“Aktualisht ka shumë pak informacion në dispozicion për të vlerësuar nëse ashpërsia e Covid-19 ka ndryshuar për shkak të këtyre mutacioneve të reja”, tha OBSH.

Variantit britanik, që u raportua në OBSH në mes të dhjetorit dhe konsiderohet të jetë 50% deri 70% më ngjitës sesa lloji origjinal i SARS-CoV-2 , është identifikuar në gjashtë zona gjeografike të OBSH-së, ndërsa lloji i Afrikës së Jugut në 4.

Sipas studimit të deritanishëm, këta dy mutantë nuk janë më të rrezikshëm, por duke infektuar më shumë njerëz, ata ushtrojnë më shumë presion në sistemin shëndetësor të vendeve. Më shumë se 2 milionë njerëz në të gjithë botën kanë vdekur nga Covid-19 deri më tani.

OBSH-ja tha në një raport se numri i të vdekurve u rrit 9% gjatë javës së fundit me 17 janar, me një rekord prej 93,000 vdekjesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat