Pas telefonatës me Biden, tërë mllefin Putini e zbaz kundër Navalny

Bota

Pas telefonatës me Biden, tërë mllefin Putini e zbaz kundër Navalny

Nga: Sherif Ramabaja Më: 28 janar 2021 Në ora: 18:02
Vladimir Putin, Joe Biden

Ai u hodh mbi hijen e tij, bëri hapin e parë - dhe dëgjoi përsëri fyerjet. Thirrja e parë telefonike midis Vladimir Putin dhe Joe Biden me sa duket e la shefin e Kremlinit aq të irrituar sa ai i dha një goditje tjetër Alexei Navalny. 

Vladimir Putin priti për gati një javë dhe ndoshta luftoi me veten: a duhej të merrte në të vërtetë telefonin dhe të telefononte njeriun e ri në Shtëpinë e Bardhë, të cilin nuk e pëlqente? E para? Dhe po ashtu Joe Biden, kishte treguar gjithashtu se shefi i Kremlinit nuk ishte një nga njerëzit e parë të preferuar në listën e telefonit? 

Kështu që Putini priti. Të martën e kaluar, ai me sa duket më në fund e mori vendimin. Koha dukej premtuese. Presidenti i ri i SHBA kishte njoftuar pak më parë se donte t'i përmbahej traktatit të ri të çarmatimit bërthamor me Rusinë - një sinjal inkurajues në drejtim të Kremlinit.

Kështu që Putini bëri hapin e parë. Por edhe nëse të dy krerët e shtetit ishin në gjendje të bien dakord mbi një zgjatje të traktatit të fundit të madh të çarmatimit për pesë vjet të tjera gjatë thirrjes telefonike të mëposhtme, biseda ndoshta nuk shkoi për kënaqësinë e Putinit. 

Biden godet Putinin në plagë

Biden këmbënguli të dhe nuk ia lente rastësisë, po u mor me njeriun, përmendja e emrit të tij është si t'i vësh Putinit një leckë të kuqe në plagë: Alexei Navalny, ShBA-të janë shumë të shqetësuara për sjelljen e Rusisë, qoftë në rastin e Navalny, sulmin e hakerëve ndaj kompanisë SolarWinds, apo raportet e vënjes në shënjestër nga rusët për vrasje me pagesë për ushtarët amerikanë në Afganistan, komentoi presidenti i ri i SHBA në thirrjen telefonike. "Unë u kam kërkuar autoriteteve përkatëse të hetojnë secilin prej këtyre problemeve në detaje, të më tregojnë saktësisht se si janë gjërat dhe nuk do të hezitoj t'i diskutoj këto probleme me rusët," tha ai, duke kërcënuar me sanksione të reja.

Biden jo vetëm që kishte sjellë në bisedë "helmimin" e kritikut të Kremlinit , por edhe "trajtimin e forcave ruse të sigurisë ndaj demonstruesëve paqësorë", raportoi zëdhënësi i tij Jen Psaki. Në Rusi, mijëra mbështetës të Navalny u arrestuan fundjavën para telefonatës. "Synimi i tij ishte gjithashtu të bënte të qartë se SHBA do të veprojnë me vendosmëri për të mbrojtur interesat e saja kombëtare përballë veprimeve dashakeqe nga Rusia."

Ishin fjalë të qarta nga Biden për Putinin. Se çfarë pikëllimi duhet të kenë goditur ato fjalë tregon paraqitja e Kremlinit në të njëjtën bisedë . Nawalny dhe çështje të tjera kritike nuk përmenden aty fare. "Në përgjithësi, biseda midis udhëheqësve të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara ishte objektive dhe e hapur. U ra dakord për të mbajtur kontakte", thuhet në përmbledhjen ruse. 

 Putini godet sërish 

Përkundër qetësisë demonstrative në deklaratë, Putini duhet të ketë zierë pas telefonatës me Biden. Një ditë pas ai ndërrmori një goditje tjetër kundër armikut të tij të madh Navalny. Të mërkurën, burra me uniforma dhe të maskuar kontrolluan shtëpitë dhe zyrat e Navalny, të afërmve dhe punonjësve të tij në disa bastisje. Oficerët e policisë u paraqitën në zyrën e fondacionit antikorrupsion të Navalny FBK dhe në apartamentin e familjes së tij në Moskë dhe atë të gruas së tij Julia. Më pas, sipas ekipit të FBK, vëllai i Navalny Oleg, i besuari i tij Lyubov Sobol dhe një punonjës i fondacionit u arrestuan.

Policia dhe ministria e brendshme i arsyetuan kërkimet me shkelje të masave anti-korona në lidhje me protestat masive, fundjavën e kaluar. Organizatorët dhe demonstruesit "rrezikuan përhapjen e virusit të ri corona", tha një zëdhënëse e ministrisë. Një justifikim i dobët, duke pasur parasysh që Putini vetë foli të hënën e kaluar për një "stabilizim të situatës me koronavirusin", i cili do të bënte të mundur heqjen e kufizimeve të vendosura. Në muzetë e Moskës, bibliotekat, universitetet dhe institucionet e tjera kulturore tashmë janë rihapur që nga 22 janari.

Bastisjet si reagim i kundërshtimit? 

Vëzhguesit politikë nuk e konsiderojnë si rastësi që bastisjet ndodhën të nesërmen, pas telefonatës me Biden. Sidomos pasi që vendet e G7 kanë reaguar në të njëjtën ditë. "Ne, ministrat e jashtëm të G7 të Gjermanisë, Francës, Italisë, Japonisë, Kanadasë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, së bashku dënojmë arrestimin dhe burgosjen e motivuar politikisht të Alexej Nawalny, "tha një deklaratë e së mërkurës. Navalny duhet të lirohet menjëherë dhe pa parakushte, Rusia duhet t'i përmbahet detyrimeve ndërkombëtare dhe të respektojë të drejtat e njeriut, shkruan ministrat e jashtëm.

Dhe kjo pavarësisht nga fakti se Putini, mendon të  paraqitet në Forumin Ekonomik Botëror të këtij viti në Davos. Putin kishte bërë përpjekje kaq shumë që të thoshte saktësisht, atë që Amerikanët dhe Evropianët duan të dëgjojnë nga këndvështrimi i tij. "Ne duhet të kthehemi në një axhendë pozitive. Rusia është e interesuar për këtë dhe unë jam i bindur se vendet evropiane janë gjithashtu të interesuara," pëshpëriti shefi i Kremlinit kur bëri paraqitjen e tij të parë në forumin para dymbëdhjetë vjetëve. Fjalët e ashpra të G7 më pas duhet të duken edhe më shumë si një shuplakë në fytyrën e Putinit. Bastisjet e tashme mbi familjen dhe miqtë e Nawalny janë padyshim përgjigjja e tij. /Nga Ellen Ivits, Nga gjermanishtja Sherif Ramabaja

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat