​Gruaja ‘e tejlodhur’ ankohet për kërkesat e burrit që pi ‘viagra natyrale’

Bota

​Gruaja ‘e tejlodhur’ ankohet për kërkesat e burrit që pi ‘viagra natyrale’

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 22:25
Foto

Një 43-vjeçare shkoi në stacionin vendor të policisë pasi ajo që fillimisht dukej si një rritje e mirëpritur e fuqisë seksuale të bashkëshortit, më pas nisi të shkaktojë probleme serioze mes çiftit.

Gruaja e ezauruar fajësonte për këtë “viagran natyrale” të nxjerrë nga arrat e kokosit, të cilat i kanë dhënë burrit të saj 64-vjecar ‘një jetë të re në dhomën e gjumit’.

43-vjeçarja e ngriti çështjen me oficerët e policisë në provincën Chachoengsao në Tajlandë, duke thënë se burri kërkonte seks deri në shtatë herë në ditë, pasi kishte krijuar varësi ndaj pijes së re.

Gruaja nuk është emëruar nga mediat vendase, por tha në polici se fillimisht e shijonte energjinë e re erotike të burrit. Ajo tregonte se ata nuk kishin bërë dashuri prej kohësh derisa “uji i arrave të kokosit” kishte ringjallur dëshirën e tij dhe ata të dy ri-ndezën jetën e intimitetit.

Por pas pak kohe, nxitja e ashpër seksuale të bashkëshortit nisi të shkaktonte tejlodhje tek ajo.

Gruaja thotë se burri i saj ka krijuar tashmë varësi ndaj ujit të freskët të arrave të kokosit, që e merr në një stendë pazari, dhe nuk pushon duke i kërkuar të bëjnë dashuri.

Ajo tha: “Dy herë nuk mjaftojnë për të. Nëse nuk është i kënaqur, ai kërkon tre apo katër herë të tjera. Edhe pasi e kemi bërë disa herë gjatë ditës, ai kërkon përsëri para gjumit”.

Kur lajmi u shpërnda gjerësisht në mediat tajlandeze, stenda e ujit të arrave të kokosit u mbush me klientë të shumtë, që besonin se lëngu ishte një “viagra natyrale”.

Wandee Paoponpreuk, shitësi 43-vjeçar i Sstendës magjike” tha se klientët e tij pinë tashmë nga katër gota plot me lëng arrash kokosi.

“Ka klientë që pinë disa gota nga uji i arrave të kokosit për të parë nëse bëhen si ai xhaxhai 64-vjeçar”, thotë ai.

Wandee shtoi se pija është e lirë pasi një arrë kokosi kushton rreth 20 baht tajlandezë (rreth 70 cent euro).

Edhe doktori i spitalit lokal Kampanant Pornyokrai tha se lëngu i arrave të kokosit nxit testosteronin dhe dëshirën seksuale te burrat, por kjo nuk është provuar zyrtarisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat