Amerika ka fuqi të mjaftueshme për të rinegociuar marrëveshjen bërthamore me Iranin

Bota

Amerika ka fuqi të mjaftueshme për të rinegociuar marrëveshjen bërthamore me Iranin

Nga: Sherif Ramabaja Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 10:42
Joe Biden

Presidenti i SHBA Joe Biden ka urdhëruar që milicitë pro-iraniane të bombardoheshin në zonën kufitare Siriano-Irakiene. Një gjest hakmarrës dhe si një parandalues ​​- dhe përgatitje për negociata të reja mbi programin bërthamor të Iranit.

Në mes të shkurtit, kur milicët aleatë me Iranin hodhën raketa në objektet e koalicionit të udhëhequr nga SHBA në Erbil, Irak, një punonjës amerikan u vra dhe disa shtetas amerikanë, përfshirë një ushtar, u plagosën. Kjo ishte me sa duket përpjekja e parë e Teheranit për të provuar qeverinë e re të Bajdenit. Tani ajo është kundërpërgjigjur me sulmin e parë amerikan ndaj aleatëve iranianë që kur Biden mori detyrën. Me sa duket u godit një postë kufitare e milicive pro-iraniane përgjegjëse për sulmin me raketa në zonën kufitare Siriano-Irakiene.

Është e drejtë dhe e rëndësishme që Biden të kundërshtojë lojërat iraniane të forcës, herët dhe me vendosmëri. Irani dhe aleatët e tij janë burimi kryesor i paqëndrueshmërisë në rajon, qoftë në Irak, Siri, Liban, Jemen apo kudo tjetër. Dhe Perëndimi nuk mund të qëndrojë duke shikuar se si Teherani dhe  aleatët e tij, të sulmojnë forcat e koalicionit anti-IS. Kjo është gjithashtu një çështje dhe sinjal frenimi për Iranin: vetëm nëse Teherani paguan çmim për politikën e tij  agresive atëherë, mullahët në të ardhmen do të mendohen më mirë nëse duan vërtet ta masin veten  dhe fuqinë e tyre  me SHBA.

Por në realitet bëhet fjalë për më shumë, sesa aktivitetet destabilizuese të Teheranit në rajon. Në fakt, të dy palët aktualisht po pozicionohen për negociata të reja mbi programin bërthamor të Iranit. Dhe iranianët e bëjnë këtë sipas modelit të njohur - ata ndërtojnë një sfond kërcënues nën moton: Ne gjithashtu mundemi edhe ndryshe.

Në të kaluarën, kjo shpesh çonte në një asimetri të dukshme: Perëndimi këmbëngulte të përmbahej nga provokimet në mënyrë që të mos helmonte klimën për diskutime me Teheranin, ndërsa mullahët, nga ana e tyre, u pëlqente të përdornin tulla të vogla në mënyrë që të kishin levë më të mirë për negociatat. Biden tani me sa duket ka mësuar nga gabimet e vjetra të evropianëve dhe administratës së Obamës dhe nuk dëshiron vetëm të bëjë një mot (atmosferë ) të mirë kur pala tjetër mbështetet në dhunë.

Në Uashington, ekziston gjithashtu ndjenja se Teherani po adreson çështjen e bisedimeve bërthamore me kërkesa të tepruara. Aksioni hakmarrës kishte për qëllim gjithashtu një kontroll realiteti për Teheranin dhe si një kujtesë se rregullat e lojës, kanë ndryshuar që nga koha e administratës së Obamës .

Në fakt, amerikanët kanë shumë më tepër fuqi kundër regjimit iranian sesa e kundërta. Dhe vetëm nëse qeveria e Bidenit dhe Evropianët i përdorin këto instrumente, do të ketë ndonjë shpresë për të zëvendësuar marrëveshjen e vjetër të gabuar bërthamore me një marrëveshje të re më të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat