​Lufthansa me humbje rekorde prej 6.7 miliardë eurosh

Bota

​Lufthansa me humbje rekorde prej 6.7 miliardë eurosh

Më: 4 mars 2021 Në ora: 19:42
​Lufthansa

Linja ajrore gjermane Lufthansa raportoi se e përfundoi vitin 2020 me një humbje rekorde neto prej 6.7 miliardë eurosh.

Kompania tregoi se pas krizës së koronavirusit, ajo mund të ulte përgjithmonë të gjithë aeroplanët e vjetër.

Të ardhurat e saj në vitin pandemik janë më shumë se përgjysmuar, në 13.59 miliardë euro. Humbja e rregulluar para interesit dhe taksave arriti në 5.45 miliardë euro.

Në tremujorin e fundit të vitit 2020, Lufthansa operoi me një humbje neto prej 1.14 miliard euro. Të ardhurat e saj u fundosën 71 për qind, në 2.59 miliardë euro.

Kompania mori 9 miliardë euro ndihmë nga qeveria në Berlin në vitin 2020 dhe në fund të vitit ajo kishte 10.6 miliardë euro në dispozicion, përfshirë 5.7 miliardë euro ndihmë të papërdorur shtetërore. Borxhi neto u rrit me 200 milionë euro, në 9.9 miliardë euro.

"Ne kemi mjaft likuiditet për t'i bërë ballë mjedisit të tregut, i cili është ende i vështirë," tha kryeshefi financiar Remko Stenbergen.

Grupi, i cili përfshin Austrian Airlines, Swiss dhe Eurovision, njoftoi se do të fluturojë me 40 deri 50 për qind të kapaciteteve para krizës këtë vit për shkak të masave të vazhdueshme për të shtypur pandeminë e koronavirusit.

Lufthansa ka në plan të zvogëlojë flotën e saj në 650 aeroplanë deri në vitin 2023, por nuk ka lëshuar detaje të këtij plani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat