SHBA shpall non grata oligarkun ukrainas

Bota

SHBA shpall non grata oligarkun ukrainas

Më: 6 mars 2021 Në ora: 09:03
Ish zyrtari ukrainas, Ihor Kolomoyskyy

Ish zyrtari ukrainas, Ihor Kolomoyskyy, është shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), për pretendimin e korrupsionit.

Lajmi është bërë i ditur nga Departamenti i Shtetit të premten.

“Ndërsa ky emërim bazohet në akte gjatë kohës së tij në detyrë, unë gjithashtu dua të shpreh shqetësimin në lidhje me përpjekjet aktuale dhe të vazhdueshme të Kolomoyskyy-it për të minuar proceset demokratike dhe institucionet e Ukrainës, të cilat paraqesin një kërcënim serioz për të ardhmen e saj”, tha Sekretari i Shtetit Anthony Blinken në një deklaratë.

Gruaja dhe fëmijët e Kolomoyskyy-it u caktuan gjithashtu si të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA.

Departamenti i Drejtësisë në gusht të 2020-ës,e akuzoi atë për për vjedhjen e miliarda dollarëve nga një bankë që dikur kishte në pronësi, duke përdorur më pas një sërë ndërmarrjesh për të pastruar ato para në SHBA dhe në të gjithë botën.

KolomoiskYy, një nga njerëzit më të pasur të Ukrainës, ka lidhje me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ai e fitoi pasurinë në kapitalizmin e ashpër që rrëmbeu Ukrainën pas rënies së Bashkimit Sovjetik, duke grumbulluar pasuri që përfshijnë linja ajrore dhe institucionet financiare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat