Dy të dënuar me vdekje për përdhunimin e nënës para fëmijëve në Pakistan

Bota

Dy të dënuar me vdekje për përdhunimin e nënës para fëmijëve në Pakistan

Më: 22 mars 2021 Në ora: 19:26
Gjykatësi dënoi burrat me 14 vjet burgim para kryerjes së ekzekutimit

Dy burra janë dënuar me vdekje për përdhunimin e një nëne në Pakistan, para fëmijëve të saj.

Abid Malhi e Shafqat Ali kishin gjetur gruan që po priste për ndihmë kur makinës së saj i ishte mbaruar karburanti, në një autostradë në qytetin lindor të Lahore.

Gruaja kishte mbyllur dyert e makinës së saj por sulmuesit kishin thyer një dritare dhe e kishin tërhequr jashtë, për ta përdhunuar nën kërcënimin e armës, para fëmijëve të saj të tmerruar.

Sulmuesit gjithashtu i kishin vjedhur asaj para, bixhuteri e karta banke para se të largoheshin. Por ata u gjurmuan nga të dhënat e telefonëve celularë dhe u arrestuan disa ditë pas sulmit.

Mostrat e ADN të marra nga skena e krimit përputheshin me ato të të akuzuarve.

E mbijetuara e sulmit i identifikoi ata në gjyq dhe Ali pranoi krimin.

Gjykatësi Arshad Hussain Bhutta dënoi burrat me 14 vjet burgim para kryerjes së ekzekutimit.

Krimi i rëndë shkaktoi protesta të gjera në Pakistan ndërsa aktivistët kanë kërkuar varjen e të dënuarve në publik.

Në protesta janë kërkuar gjithashtu reforma ligjore për mbrojtjen e grave e fëmijëve, pas një serie rastesh dhune ndaj grave. Sipas llogaritjeve vetem rreth 3% e sulmeve seksuale apo përdhunimeve në Pakistan përfundojnë me dënim të të akuzuarve.

Në dhjetor Pakistani nisi një ligj të ri për gjyqe të veçanta e të shpejta të përdhunimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat