Indonezi/ Përfshihet nga një nga rafineritë më të mëdha në botë, disa persona të humbur

Bota

Indonezi/ Përfshihet nga një nga rafineritë më të mëdha në botë, disa persona të humbur

Më: 29 mars 2021 Në ora: 15:29
Foto ilustrim

Një ekip i tërë zjarrfikësish në Indonezi po punojnë për të shuar një zjarr masiv, që ka shpërthyer në një nga rafineritë më të mëdha të naftës në vend.

Sipas mediave të huaja, zjarri shpërtheu në rafinerinë Balongan, të drejtuar nga firma shtetërore e naftës Pertamina. Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm, të pakën deri më tani janë plagosur rëndë 5 persona dhe janë evakuuar për çështje sigurie 950 banorë, ndërkohë shumë persona janë raportuar të zhdukur.

Shkaku i zjarrit mbetet ende i paqartë, ndërkohë që pamjet televizive dhe videot në mediat sociale treguan se zjarri vazhdonte ende të hënën në mëngjes me një tufë tymi që ngrihej lart mbi rafinerinë, e vendosur në provincën West Java.

Sipas agjencisë rajonale të menaxhimit të katastrofave, pesë persona po trajtohen në spital për djegie serioze, ndërsa 15 të tjerë për djegie të vogla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat