COVID-19, Polonia përballet me vështirësi në sistemin spitalor

Bota

COVID-19, Polonia përballet me vështirësi në sistemin spitalor

Më: 30 mars 2021 Në ora: 07:17
Foto ilustrim

Polonia kohët e fundit është përballur me një numër rekord të infeksioneve të reja të koronavirusit, rreth 30 000 në ditë.

Raportet janë të shumta për mungesën e shtretërve spitalorë, ventilatorëve dhe personelit mjekësor, i cili prek  dhe pacientë të tjerë.

Ministria polake e Shëndetësisë po vlerëson transportin e pacientëve me aeroplan nga rajonet më të prekura në ato më pak të prekura.

Gati 30 000 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në spitalet për Covid-19, një rritje prej rreth 850 nga e diela.

Rreth 3 000 pacientë duhet të marrin frymë në mënyrë artificiale.

Ekspertët kanë frikë se situata mund të përkeqësohet më tej pasi njerëzit e diagnostikuar me vrullin rekord të rasteve të reja do të kenë nevojë për trajtim spitalor në dy ose tre javët e ardhshme.

Polonia dëshiron të vaksinojë të paktën 10 milionë banorë kundër Covid-19 deri në fund të qershorit, deklaroi zëdhënësi i qeverisë Piotr Mueller.

“Unë mendoj se shifra do të jetë edhe më e lartë, por preferoj të flas me kujdes”, i tha Mueller një transmetuesi publik.

Deri më tani, Polonia ka vaksinuar 3,86 milionë banorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat