Arabia Saudite ekzekuton 3 ushtarë me akuzën për “tradhti ndaj atdheut”

Bota

Arabia Saudite ekzekuton 3 ushtarë me akuzën për “tradhti ndaj atdheut”

Më: 11 prill 2021 Në ora: 00:09
Foto ilustrim

Ministria e Mbrojtjes së Arabisë Saudite njoftoi se janë ekzekutuar 3 ushtarët që kanë kryer krimin “tradhti ndaj atdheut”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia zyrtare e lajmeve SPA të Arabisë Saudite njoftoi se sipas deklaratës së ministrisë, ka përfunduar hetimi i zhvilluar për 3 ushtarët anëtarë të Forcave të Armatosura ndaj të cilëve ishin drejtuar akuza të ndryshme.

Më tej në deklaratë thuhet se tre ushtarët në fjalë u dërguan në gjykatat përkatëse, ku pasi u përcaktua se kanë kryer krimet “bashkëpunim me armikun” dhe “shkeljen e interesave ushtarake të vendit” ndaj tyre u mor vendimi për dënim me vdekje.

Pas publikimit të urdhrit mbretëror për zbatimin e vendimit të dënimit me vdekje ndaj tyre, tre ushtarët u dërguan dhe u ekzekutuan në Komandën Rajonale Jugore.

Në deklaratë nuk u dha informacion në lidhje me hetimin, gjykatën ku u gjykuan ushtarët dhe se kush ishte armiku në akuzën për “kryerjen e bashkëpunimit me armikun”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat