Danimarka për riatdhesimin e sirianëve

Bota

Danimarka për riatdhesimin e sirianëve

Më: 22 prill 2021 Në ora: 11:20
Foto ilustrim

Qytetarët danezë kanë dalë në mbështetje të refugjatëve sirianë dhe kundër një vendimi qeverie për t'i riatdhesuar ata drejt Sirisë.

Gati 1 mijë persona protestuan para parlamentit danez ku shumica zgjodhi verën e kaluar që t'i rishikojë lejeqëndrimin rreth 500 sirianëve të ardhur pas luftës dhe përndjekjes në vendlindje.

Shumica kanë emigruar që nga viti 2015.

"Jam këtu që të tregoj mbështetjen për refugjatët sirianë. Është irracionale që të jemi vendi i vetëm në Bashkimin Europian që i kthen ata mbrapsht në Damask."

Një pjesë e refugjatëve kanë lejeqëndrimi të përkohshme që sipas ligjit vlejnë për një kohë të pacaktuar, por refuzohen nëse qetësohet situata në vendin e tyre të origjinës.

Nga viti i shkuar janë revokuar mbi 180 leje.

"Ne i ikëm persekutimit, torturës fizike dhe luftës. Tani duan që ne refugjatëve të na ekspozojnë ndaj torturës psikologjike dhe persekutimit."

"Në fakt leja ime e qëndrimit përfundon nesër dhe kam frikë për atë që më pret. Në Siri nuk ka siguri. Po pres si të veproj me avokatin tim."

Danimarka ka politikat më të ashpra të emigracionit në Europë, ndërsa statistikat tregojnë se në vend jetojnë mbi 35 mijë sirianë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat