Një burrë arrestohet në Spanjë nën dyshimin se me vetëdije ka infektuar me koronavirus 22 njerëz

Bota

Një burrë arrestohet në Spanjë nën dyshimin se me vetëdije ka infektuar me koronavirus 22 njerëz

Më: 25 prill 2021 Në ora: 16:49
Foto ilustrim

Një burrë në Manacor, qytet në ishullin spanjoll të Mallorcas është arrestuar nën dyshimin se ka infektuar 22 persona me koronavirus, bazuar në të dhënat e Policisë Nacionale të Spanjës.

“Përkundër që kishte simptoma dhe kishte bërë testin PCR, ai kishte vazhduar jetën e tij normal pa pritur rezultatet ose karantinuar”, ka thënë Policia të dielën.

Autoritetet tutje thanë se 40-vjeçari kishte shkuar në punë përkundër që kishte temperaturë rreth 40 gradë. Ai gjithashtu ishte kollitur, kishte të ulur maskën duke thënë se “do t’ua japë të gjithëve koronavirusin”.

Ai kishte infektuar tetë njerëz direkt dhe 14 të tjerë indirekt, në vendin e tij të punës dhe në fitnes, sipas policisë. Tre prej tyre ishin bebe nga një vjeçar, tha Policia në deklaratë.

Rreth 3.5 milionë raste janë regjistruar në Spanjë, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, dhe më shumë se 77.500 kanë vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat