Amerikanët fillojnë përgatitjet për tërheqjen nga Afganistani

Bota

Amerikanët fillojnë përgatitjet për tërheqjen nga Afganistani

Më: 25 prill 2021 Në ora: 20:50
Foto

Komandanti i forcave të huaja ushtarake në Afganistan ka thënë se “veprimi lokal” ka filluar si pjesë e tërheqjes së planifikuar të trupave të huaja nga vendi, rreth dy javë pasi presidenti i SHBA-së, Joe Biden njoftoi të gjitha forcat amerikane do të largohen deri më 11 shtator.

Gjenerali i ushtrisë amerikane, Scott Miller tha të dielën se bazat e huaja ushtarake gradualisht do t’u dorëzohen forcave afgane, raporton aljazeera.

“Të gjitha forcat tona tani po përgatiten për retrogradim. Zyrtarisht data e njoftimit do të jetë 1 maj, por në të njëjtën kohë kur ne fillojmë të ndërmarrim veprime lokale, ne tashmë e kemi filluar atë”, tha Miller, i cili ka komanduar forcat amerikane dhe Misionin e Mbështetjes së Vendosur të NATO-s në Afganistan që nga viti 2018.

“Ndërsa retrogradojmë në zero forcat e SHBA, ne do t’ia dorëzojmë bazat (ushtarake) kryesisht Ministrisë (Afgane) të Mbrojtjes dhe forcave të tjera Afgane”, tha ai para gazetarëve në kryeqytetin, Kabul.

Biden hartoi planin për të tërhequr rreth 2.500 trupa të mbetura amerikane nga Afganistani deri më 11 shtator, 20 vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit në New York City dhe Washington, DC, rreth një nevoje për t’i dhënë fund luftës më të gjatë të SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat