Pamje tmerri: Në Indi shfaqet mungesa e druve për djegien e kufomave

Bota

Pamje tmerri: Në Indi shfaqet mungesa e druve për djegien e kufomave

Më: 7 maj 2021 Në ora: 15:46
Foto ilustrim

India është duke u përballur me gjendje jashtëzakonisht të vështirë për shkak të numrit rekord të rasteve të reja me Covid-19 dhe vdekjes së mijëra njerëzve përditë. Kriza tashmë ka shkuar në nivel tjetër – ka filluar të shfaqet mungesa e druve për djegien e kufomave.

Krematoriumet në Indi po raportojnë për mungesë të druve për djegien e kufomave pas përballjes me rritje rekorde të rasteve fatale

Djegia e kufomave fillon që para agimit, kur punëtorët i pastrojnë mbetjet e natës paraprake, thotë kryekorrespondentja ndërkombëtare e televizionit CNN, Clarissa Ward.

Një punëtor, familja e të cilit ka punuar me gjenerata të tëra në Varanasi, një prej qyteteve më të dalluara të Indisë, thotë se për çdo ditë në krematorium arrijnë 100 deri në 150 trupa të viktimave.

Krematoriumi kryesor i qytetit është aq i stërngarkuar, saqë u desh që të ndërtohet një krematorium tjetër i improvizuar në brigjet e Lumit Gang. Gjatë dy orëve sa korrespondentja qëndroi në atë vend, u sollën shtatë kufoma.

Një tregtar i druve tha se kërkesa për këtë lëndë është katër herë më e lartë se zakonisht dhe se tre furnizuesit e tij kryesorë kanë mbetur pa dru.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat