Fundi i pandemisë në mesin e vitit 2022

Bota

Fundi i pandemisë në mesin e vitit 2022

Më: 7 maj 2021 Në ora: 22:43
Uhur Shahin

Pandemia globale e koronavirusit mund të marrë fund në mesin e 2022-shit, sipas parashikimit të Uhur Shahinit, themeluesit të firmës gjermane Biontech që bashkëpunon për njërën nga vaksinat anti-Covid me amerikanen Pfizer.

Në një intervistë për Wall Street Journal, Shahin shprehet se fitorja ndaj Covid-it mund të shpallet vetëm kur zinxhiri i përhapjes së infeksioneve të ndërpritet në gjithë globin. Problem sipas tij, janë vendet me numër të madh popullsie si India, ku 24 orëshi i fundit shënoi rekordin e ri global prej mbi 414 mijë infektime ditore, ndërsa të vdekurit janë në rreth 4 mijë në ditë.

Bindjen që fundi i pandemisë do të jetë në mesin e vitit të ardhshëm, drejtori ekzekutiv i Biontech e bazon tek përllogaritjet për kohën e nevojshme për prodhimin e miliona dozave të mjaftueshme për të arritur imunitetin e tufës në Indi.

Shahin thotë në 12 muajt e ardhshëm do të shohim një numër në rritje të vendeve të zhvilluara, në zhvillim apo të varfra që të kenë sukses në arritjen e këtij qëllimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat