Vaksinimet me dozat kineze, dhjetëra liderë botërorë preferuan Sinovac

Bota

Vaksinimet me dozat kineze, dhjetëra liderë botërorë preferuan Sinovac

Më: 8 maj 2021 Në ora: 19:51
Foto ilustrim

Miliona vaksina kineze kundër COVID-19 kanë arritur në shumë shtetet të botës. Siguria dhe efektiviteti i vaksinave kineze po fiton njohje në të gjithë botën, duke përfshirë edhe vaksinimin me to te udhëheqësve dhe zyrtarëve të huaj. Presidenti indonezian Joko Widodo më 13 Janar mori vaksinën CoronaVac kundër COVID-19 e zhvilluar nga kompania bio-farmaceutike e Kinës Sinovac.

Një ditë më vonë më 14 Janar ishte radha e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan që mori vaksinën kineze Sinovac Covid-19 përpara kamerave televizive në një spital publik në kryeqytetin Ankara së bashku me Ministrin e Shëndetësisë Fahrettin Koca. Turqia është një nga importuesit më të mëdhenj të vaksinave Sinovac e autorizuar për përdorim deri tani në 32 vende të botës.  Deri tani në rang botëror janë shpërndarë mbi 260 milionë doza të kësaj vaksine.

Më 12 Shkurt ishte presidenti i Kilit Sebastian Pinera që u vaksinua po me dozën e CoronaVac e zhvilluar nga firma farmaceutike kineze Sinovac kundër sëmundjes të koronavirusit. Presidenti kilian vuri në dukje se vaksina CoronaVac e Sinovac rezultoi “e sigurt dhe efektive” dhe nuk pati asnjë efekt anësor.

Më 15 shkurt Presidenti i Guinesë Ekuatoriale Teodoro Obiang Nguema Mbasogo mori dozën e tij të parë të vaksinës kineze, duke thënë se nuk kishte  pasur asnjë reagim negativ midis njerëzve që morën vaksinat kineze, duke thënë se vaksinat kineze janë vaksinat më profesionale.

Zëvendës Presidenti dhe Ministri i Shëndetësisë dhe Kujdesit të Fëmijëve të Zimbabvesë, Constantino Chiëenga u bë i pari në vendin e tij që mori vaksinën kineze Sinopharm më 18 Shkurt të këtij viti.

Presidenti Senegalez Macky Sall mori dozën e parë të vaksinës Covid-19 të prodhuar nga Sinopharm të Kinës, në pallatin presidencial më 25 Shkurt. Zëvendës Kryeministri tajlandez Anutin Charnvirakul, dhe Ministri i Shëndetit Publik, morën vaksinën Kineze Sinovac më 28 Shkurt.  Pas vaksinimit ato shprehen mirënjohjen për Kinën.

Kryeministri hungarez Viktor Orban mori injeksionin e parë të vaksinës Sinopharm të Kinës kundër COVID-19 më 28 shkurt. Menjëherë pas vaksinimit Orban u kthye në zyrë dhe filloi të punojë atë ditë pa ndonjë efekt anësor.

Presidenti uruguaian Luis Lacalle Pou mori injeksionin e tij të parë të vaksinës Sinovac të Kinës kundër COVID-19 në kryeqytetin e vendit Montevideo më 29 mars.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç më 6 Prill mori dozën e tij të parë të vaksinës kineze kundër koronavirusit të prodhuar nga Sinopharm. Ai ndau përvojën e tij të vaksinimit me serbët e nje fshati periferik, duke thënë se ndihej mirë ndërsa i ftoi edhe bashkëpatriotët e tij të vaksinoheshin me të.

Agjencia Evropiane e Barnave ka nisur ekzaminimin e vaksinës së prodhuesit kinez Sinovac. Ekspertët e Agjencisë me seli në Amsterdam sqaruan se vendimin për nisjen e analizave e morën në bazë të rezultateve paraprake të studimeve klinike dhe laboratorike. Nga ato bëhet e qartë se vaksina e prodhuesit kinez Sinovac Biotechstimulon prodhimin e antitrupave kundër virusit korona dhe për këtë arsye ajo rezulton paraprakisht të jetë efektive për t’u mbrojtur prej COVID-19.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat