Papa Françesku nderon punonjësin besnik me një falënderim publik

Bota

Papa Françesku nderon punonjësin besnik me një falënderim publik

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 18:14
Papa Françesku

Papa Françesku në fund të Auditorit të Përgjithshëm, gjatë përshëndetjeve për besimtarët në italisht, përshëndeti edhe një person të afërt dhe shumë besnik, siç është shoferi i tij, i cili doli dje në pension.

"Këtu në Vatikan ka kaq shumë larmi njerëzish: priftërinj, kardinalë, murgesha që punojnë, shumë njerëz laikë, shumë. Dhe sot unë do të doja të ndaloja dhe të falënderoja një person laik që po del sot në pension: Renzo Cece.

Ai e ka filluar punën kur ishte 14 vjeç, vinte me biçikletë. Sot ai është shoferi i Papës. Një duartrokitje për Renzo-n dhe besnikërinë e tij. Ai është një nga ata njerëz që e çojnë kishën përpara me punën e tij, mirësinë e tij dhe lutjet e tij. Faleminderit shumë!" tha Papa.

Pasi i kushtoi homazhe shoferit, Papa Françesku gjithashtu përfitoi nga rasti të falënderonte të gjithë njerëzit laikë që punojnë në Vatikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat