Këto vende po i evakuojnë qytetarët e tyre nga Afganistani

Bota

Këto vende po i evakuojnë qytetarët e tyre nga Afganistani

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 14:43
Foto ilustrim

Një numër i konsiderueshëm vendesh perëndimore kanë filluar fluturimet për të evakuuar shtetasit e tyre nga Kabuli, pasi dje, 15 gusht, talibanët morën kontrollin e Afganistanit.

Të hënën, ministri i jashtëm çek konfirmoi se avioni  i parë i evakuimit të vendit kishte zbritur në Pragë, me nënshtetas çekë, bashkëpunëtorë afganë dhe familjet e tyre.

Franca dhe Zelanda e Re kanë thënë gjithashtu se po punojnë për të nxjerrë shtetasit e tyre nga vendi, raporton BBC.

Ndërkohë, Gjermania njoftoi fillimin e fluturimeve jashtë Afganistanit të dielën në mbrëmje, me avionë ushtarakë të dërguar për të ndihmuar në evakuimin e qytetarëve gjermanë dhe disa punonjësve afganë të hënën në mëngjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat